Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëKëta janë dy të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende...

Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrati

Disa të shtëna me armë zjarri kanë trazuar mbrëmë banorët e rrugës ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Një konflikt mes disa personave përfundoi tragjikisht për Egzon Hazirin, rreth 30-vjeçar, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga goditja me armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona tjerë, përfshirë një kalimtare të rastit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se se dy të dyshuarit janë N. B. 39-vjeçar dhe A. B. 29-vjeçar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha në njërën anë dhe grupit të viktimës në anën tjetër.

Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit.

Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht lidhur me ngjarjen e rëndë, ku sipas sinjalizueseve, fillimisht bëhej fjalë për dy persona të plagosur.

Vdekjen e të riut e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkohë që dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije për Sinjalin se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën, ndërsa i plagosuri i dytë është në gjendje stabile.

Ndërkohë lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët pohuan se po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Momentalisht nuk raportohet për persona të arrestuar, e as nuk është arritur që ata të identifikohen.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit