Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëLufta në Ukrainë po i kushton Putinit, i mungojnë ushtarët – ligjëvënësit...

Lufta në Ukrainë po i kushton Putinit, i mungojnë ushtarët – ligjëvënësit miratojnë projektligjin që i lejon të dënuarit t’i bashkohen ushtrisë

Ligjvënësit në Rusi kanë miratuar një projektligj që lejon kriminelët e ardhshëm të dyshuar ose të dënuar t’i bashkohen ushtrisë ruse, shkruan Sky News.

Kjo lëvizje do të bëjë që rekrutëve t’u pezullohen çështjet e tyre penale ose pjesa tjetër e dënimit me burg të konvertohet në një dënim me kusht.

Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të fshehin të dhënat e tyre kriminale nëse u jepen çmime shtetërore, shkruan The Moscow Times.

Dënimet e rënda si spiunazhi, terrorizmi dhe krimet seksuale nuk mund të falen.

“Nisma legjislative bën të mundur që ata që janë nën hetim, në gjyq ose janë dënuar të nënshkruajnë një kontratë ushtarake”, tha anëtari i lartë i Dumës ruse, Pavel Krasheninnikov.

Në anën tjetër Vladimir Putini nuk ka treguar asnjë shenjë se dëshiron t’i japë fund luftës, kurse Moska është përpjekur të ‘plotësojë’ trupat e saj në Ukrainë me metoda të ndryshme.

Në janar, Putin nënshkroi një dekret që përshpejtoi rrugën drejt nënshtetësisë ruse për të huajt që u regjistruan në ushtri. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit