Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëNjë maune aksidentohet në afërsi të Bllacës, bllokohet rruga që vjen në...

Një maune aksidentohet në afërsi të Bllacës, bllokohet rruga që vjen në drejtim të Kosovës dhe anasjelltas

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Një kamion i mbushur me rreth 25 tonë plastikë PVC është rrotulluar në rrugë, duke bllokuar dy shiritat dhe si rrjedhojë është ndërprerë qarkullimi në të dy drejtimet, raporton Express.

“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin TMV MAN ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar për vendkalimin kufitar Bllacë dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC po shkarkohet në vend malli, i pranishëm është edhe shërbimi doganor”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit