Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezë“Hygerta s’mbyste dot as një pulë”, krushku i familjes Meta: Pëllumbi ishte...

“Hygerta s’mbyste dot as një pulë”, krushku i familjes Meta: Pëllumbi ishte zotni burrë

“Hygerta nuk mbyt dot një pulë, jo më njeri”, këto janë fjalët e krushkut të familjes Meta pas zbulimit të ngjarjes së rëndë.

Duke folur për mediat ai tha se familja e Pëllumb Metës ishte shumë e mirë dhe kurrë nuk ka qenë në dijeni të problemeve të mund të kishin, edhe pse djali i tij ishte i martuar me vajzën e Pëllumbit.

Ai tha se familja Meta janë nga Kruja, por prej vitesh jetojnë në fshatin Shënavlash të Durrësit.

“Nuk di asgjë. Absolutisht asnjë informacion. Plumbi ka qenë zotni burrë. Nga fshati Shënmëri i Krujës, kanë disa vite këtu. Ka pasur një familje të mirë vetë ka qenë shumë i mirë. Ai punonte roje te Varrezat e Makinave. Unë jam krushku, ka dy çuna dy vajza. Një nga vajzat e ka djali im. Ne e njohim për familje shumë të mirë. Nuk kemi pasur ansjëlloj dyshimi për konfliktet që ka në shtëpi. Për zhdukjen ka rreth 2 javë që na kanë thënë. U interesuam pyesnim nëse është gjetur. Më vonë kemi marrë vesh se është gjetur makina te Parku Rinia. Ndërsa sot na njoftuan se është gjetur”.

I pyetur për ngjarjen e rëndë dhe nëse vajza ka bashkëpunuar me ndonjë person tjetër, ai tha se vajza nuk mund të mbyste dot një pulë e jo më një njeri. Ai tha se Hygerta ishte një vajzë e mirë dhe studente e respektuar.

“Nuk dua të futem në këto çështje familjare. Ajo vajza nuk mbyt dot një pulë jo një njeri. Më gjatë se si e ka pranuar ajo nuk di si të them. Vajza shumë e mirë studente e respektuar. Nuk të shkon mendja fare që ta bëjë këtë veprim. Nuk kam informacion se do fejohej. Nuk kemi asnjë lloj informacioni që vajza do të fejohej. Ka ndodhur ja kanë lënë vajzës ndoshta. Këto janë pyetje që nuk më takojnë. Nuk krijoj iluzione se me kë e ka bërë e di shteti”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit