Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëMe maskë në fytyrë, Hygerta kthehet në vendin ku groposi babain e...

Me maskë në fytyrë, Hygerta kthehet në vendin ku groposi babain e vrarë

Hygerta Meta, 19-vjeçarja që vrau babain dhe e groposi në oborrin e shtëpisë është dërguar sërish në vendin e ngjarjes.

Nën shoqërimin e forcave të policisë, e reja me një maskë anticovid, ka treguar detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.

Deri më tani, policia nuk ka arritur të gjejë armën e krimit dhe dyshimet janë se vajza mund të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë familjarë.

Dyshimet qëndrojnë te fakti se si vajza ka arritur të hapë e vetme një gropë, 1.5 metra të thellë, të mbështjellë me plastmas e batanije babain e vrarë dhe të groposë trupin e tij, që peshonte rreth 90 kg.

Këto dyshime kanë edhe fqinjët e familjes Meta në fshatin Shënavlash. Një prej tyre duke folur për mediat tha:

“Dyshimet janë tek familja, te tre fëmijët dhe te nëna. Të vrasësh burrin dhe mos ta dinë, është brenda familjes. Ka pas prona rehat ka qenë, jo i varfër. Nuk bëhet kjo gjë. Tokat i ka të babës”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit