Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëMPB me informacion, banorët nga Demir Kapia me plagë me armë zjarri...

MPB me informacion, banorët nga Demir Kapia me plagë me armë zjarri janë të moshës 72 dhe 34 vjeç

MPB për MIA-n informon se banorët nga Demir Kapia të cilët mëngjesin e sotëm janë gjetur me plagë me armë zjarri në shtëpitë e tyrë janë të moshën 72 dhe 34 vjeç.

“Sot në orën 06.50 në Zyrën policore Demir Kapur është raportuar se në shtëpitë e tyre me plagë me armë zjarri janë gjetur B.M. (34) dhe M.K. (72), të dy nga Demir Kapia. Vdekje te të dytë ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore, ndërsa në koordinim me prokurorin publik në vendin e ngjarjes është duke u kryer inspektim”; kumtuan nga MPB-ja.

Vrasje dhe vetëvrasje ka tronditur qytetarët e Demir Kapisë si dhe të Tikveshit.

I tronditur dukshëm kryetari i Komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov, ka konfirmuar për MIA-n se ka ndodhur një ngjarje fatkeqe, por nuk ka mundur të japë detaje rreth rastit. Ai shprehu keqardhje dhe pret që hetimi të tregojë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Sipas informacioneve fillestare, i moshuari nga Demir Kapia pas një debati të mëparshëm ka qëlluar me armë fqinjin që banonte sipër tij në ndërtesë, ndërsa më pas ka vrarë veten.

PTHP Kavadar ende po heton objektin në të cilin janë gjetur trupat e dy personave të vdekur. Po ndërmerren veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit