MPB ka njoftuar se më datë 03.06.2024 në ora 08:55, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin N.V.(85) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga P.E. nga Tetova, punonjëse në Qendrën Emergjente të Tetovës, se në orën 08:30 e ka sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, e më pas ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë që po ndërmerrte veprimet zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./pacensure