Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezë73-vjeçari që plagosi gruan e tij 42-vjeçare sot në Fushë Kosovë para...

73-vjeçari që plagosi gruan e tij 42-vjeçare sot në Fushë Kosovë para katër ditësh u arrestua për dhunë në familje, shkak xhelozia

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht. Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari është Idriz Alija (73-vjeçar), ndërsa viktima që e qëlloi është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri (42-vjeçare).

Para katër ditësh, i dyshuari u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncua nga viktima për dhunë psikike e presion të vazhdueshëm.

Pasditen e 2 gushtit, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për shkak të konflikteve për xhelozi.

Denoncimi i rastit vuri në lëvizje Policinë dhe pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, raporton Sinjali.

Pas përfundimit të masës së ndalimit policor, i dyshuari u lirua dhe shkoi një hap më tej, ku sot e plagosi viktimën, rast ky që mund të përfundonte me fatalitet.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit