Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e artitBora Zemani flet pas propozimit: Jam grua e martuar tani, nuk e...

Bora Zemani flet pas propozimit: Jam grua e martuar tani, nuk e prisja fare

Ditën e djeshme (e martë) është shfaqur premiera absolute e filmit “5 Herë Jo”.

Projekti, me protagonistë kryesorë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, mblodhi artistë e yje të profileve të ndryshme në Tiranë.

E veçanta e kësaj dhe momenti më i bukur i mbrëmjes ishte ai kur Donaldi i propozoi martesë Borës.

Teksa po qëndronin përpara një publiku të madh, prezantuesi u ul në gjunjë për t’ia bërë pyetjen yllit të ekranit.

Ajo ka folur pas propozimit, ku shihej e emocionuar dhe tha se nuk e priste një gjë të tillë.

“Jam grua e martuar, kam një burrë tani. Fare nuk e prisja”, u shpreh ajo.

Veshaj në anën tjetër e përkufizoi si një natë magjike duke falënderuar të gjithë të pranishmit. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit