Ditën e djeshme (e martë) është shfaqur premiera absolute e filmit “5 Herë Jo”.
Projekti, me protagonistë kryesorë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, mblodhi artistë e yje të profileve të ndryshme në Tiranë.
E veçanta e kësaj dhe momenti më i bukur i mbrëmjes ishte ai kur Donaldi i propozoi martesë Borës.
Teksa po qëndronin përpara një publiku të madh, prezantuesi u ul në gjunjë për t’ia bërë pyetjen yllit të ekranit.
Ajo ka folur pas propozimit, ku shihej e emocionuar dhe tha se nuk e priste një gjë të tillë.
“Jam grua e martuar, kam një burrë tani. Fare nuk e prisja”, u shpreh ajo.
Veshaj në anën tjetër e përkufizoi si një natë magjike duke falënderuar të gjithë të pranishmit.