Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeApasiev poshtëron Kuvendin e Maqedonisë, nxjerr këpucën për të vulosur amandamentet

Apasiev poshtëron Kuvendin e Maqedonisë, nxjerr këpucën për të vulosur amandamentet

 Dy deputetët e partisë “E Majta” dje kanë dhunuar rregullat e Kuvendit të Maqedonisë dhe për këtë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka paralajmëruar masa për të njejtët, ku mes tjerash tha se deputeti Borislav Krmov do të duhet të paguaj dëmin material që ka shkaktuar në pjesën e sallës së Kuvendit ku ka thyer ekranin e kryesuesit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më vonë ishte kryetari i Krmovit, Dimitar Apasiev ai që dhunoi rregulloren për mirësjellje në Kuvend duke nxjerrë këpucën dhe duke simuluar vulosjen e dokumenteve me amandamente që nuk janë pranuar partisë së tij, në procesin e diskutimit për ndryshimet në Rregulloren e punës së Kuvendit. Amandamentet e “Të Majtës” nuk janë pranuar nga udhëheqësia e Kuvendit pasi të njejtat ishin të pavulosura nga shërbimet e Kuvendit.
Apasiev nga foltorja e Kuvendit tha “Ja edhe unë do ta nxjerr këpucën, si sulmuesi i George Bush në Irak, dhe do të vulos këto dokumente me amandamente që ju i quani se disa janë me vulë e disa janë pa vulë”

Përndryshe, këto gjeste të deputetëve të “së Majtës” nuk janë të vetme, pasi më herët kanë pasur konflikt me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe në fjalën përshëndetëse në Kuvend gjatë vitit të kaluar të Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian, Apasiev u pa duke bërë zhurmë dhe gjatë daljes i tregoi gishtin e mesit. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit