Dy deputetët e partisë “E Majta” dje kanë dhunuar rregullat e Kuvendit të Maqedonisë dhe për këtë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka paralajmëruar masa për të njejtët, ku mes tjerash tha se deputeti Borislav Krmov do të duhet të paguaj dëmin material që ka shkaktuar në pjesën e sallës së Kuvendit ku ka thyer ekranin e kryesuesit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Apasiev nga foltorja e Kuvendit tha “Ja edhe unë do ta nxjerr këpucën, si sulmuesi i George Bush në Irak, dhe do të vulos këto dokumente me amandamente që ju i quani se disa janë me vulë e disa janë pa vulë”
Përndryshe, këto gjeste të deputetëve të “së Majtës” nuk janë të vetme, pasi më herët kanë pasur konflikt me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe në fjalën përshëndetëse në Kuvend gjatë vitit të kaluar të Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian, Apasiev u pa duke bërë zhurmë dhe gjatë daljes i tregoi gishtin e mesit.