Sot nga orët e hershme të mëngjesit, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Policisë Financiare dhe policisë pranë MPB-së, në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër po kryen bastisje dhe arrestime të personave të dyshuar, njoftojnë nga Prokuroria, përcjell TV21.
“Aksioni është rezultat i një procedimi disa mujor para hetimor, me emrin e koduar “Zinxhiri”, për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomive, të cilin prokuroria e ka zhvilluar me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe hetues të Qendrës Hetimore pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, njoftojnë nga Prokuroria duke shtuar se për detaje tjera do të ketë njoftim shtesë.