Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeBastisje në disa lokacione në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria njofton për nisjen...

Bastisje në disa lokacione në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria njofton për nisjen e aksionit “Zinxhiri”

Sot nga orët e hershme të mëngjesit, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Policisë Financiare dhe policisë pranë MPB-së, në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër po kryen bastisje dhe arrestime të personave të dyshuar, njoftojnë nga Prokuroria, përcjell TV21.

“Aksioni është rezultat i një procedimi disa mujor para hetimor, me emrin e koduar “Zinxhiri”, për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomive, të cilin prokuroria e ka zhvilluar me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe hetues të Qendrës Hetimore pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, njoftojnë nga Prokuroria duke shtuar se për detaje tjera do të ketë njoftim shtesë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit