Në orët e para të mëngjesit të së martës dy kamionë janë djegur në veri. E po ashtu është dëmtuar dhe një veturë, e cila po ashtu ishte përfshirë nga zjarri.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani, ka thënë për “Indeksonline” se policia po punon për ndriçimin e rastit, i cili është cilësuar si zjarrëvënie.
Sot në mëngjes pak para orës 01.00 Policia e Kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamiona (zjarri i është vënë mbi motorr) që ishin të parkuar para magazinës së tyre. Një veturë po ashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit. Zjarrëfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk ka të lënduar dhe se policia po punon në ndriçim të rastit, i cili është cilësuar si zjarrëvënie”, ka thënë Elshani.