Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeDigjen dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë.

Digjen dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë.

Në orët e para të mëngjesit të së martës dy kamionë janë djegur në veri. E po ashtu është dëmtuar dhe një veturë, e cila po ashtu ishte përfshirë nga zjarri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani, ka thënë për “Indeksonline” se policia po punon për ndriçimin e rastit, i cili është cilësuar si zjarrëvënie.

Sot në mëngjes pak para orës 01.00 Policia e Kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamiona (zjarri i është vënë mbi motorr) që ishin të parkuar para magazinës së tyre.  Një veturë po ashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit. Zjarrëfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk ka të lënduar dhe se policia po punon në ndriçim të rastit, i cili është cilësuar si zjarrëvënie”, ka thënë Elshani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit