Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, ka thënë se ndihet i tradhëtuar nga kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Tutje Sela në emisionin “Politiko” në Kanal10 ka folur për pamjet e dhunës që ndodhi në Maqedoninë e Veriut më 27 prill të vitit 2017. Poashtu ai ka kujtuar vështirësitë për arritjet politike.
Gjithashtu ai është shprehur se ndihet i tradhtuar nga Arben Taravani pasi qe ai për këtë ngjarje te ndodhur më 27 prill të vitit 2017 lë fajtorë atë.
“Ndihem i tradhëtuar nga ai natyrishtë që po se nuk di se si ta gjetë fjalën tjetër pasi që unë isha ai i cili e bërë Kryetar të Alenacës së Shqiptarëve dhe kjo fjala tradhëti tek ne është që përdoret shpesh sepse në brenda natës e bëjëm tradhëtar dhe patriot”, ka thënë ai.