Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeZgjedhjet e 8 majit: Shqiptarët me dy blloqe evropiane që akuzojnë njëri-tjetrin...

Zgjedhjet e 8 majit: Shqiptarët me dy blloqe evropiane që akuzojnë njëri-tjetrin për pozita proruse!

Dikur kundështarë, sot partnerë koalicioni!

“Edhe vendi jonë, vendin e ka aty tek bashkimi evropian, ashtu siç jemi në NATO, pas jo dekada, por pas pak vitesh të jemi të rreshtuar në BE, të jetë i përfaqësuar me dinjitet në të gjitha institucionet e europës, por me një miqësi edhe shumë më të forcuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ti thoshe dikujt para 20 viteve që do të merren kazermat e Mlladiqit dhe do të bëhet universitet, do të thoshin këto janë të çmendur, po ti thoshe dikujt para 22 vitesh që në këtë vend do të ketë kryeministër shqiptar do të thoshin këto janë të çmendur, po ti thoshe dikujt para 16 vjetësh se unë dhe Menduh Thaçi do të shkruajmë marrëveshje bashkë për një Front do të thoshin është çmenduri, por është shumë e vërtetë. Unë nuk heq dorë nga e kaluara”, deklaroi Ali Ahmeti.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se tani, shqiptarët janë më të strukturuar. “Tani jemi strukturuar mirë politikisht, por jemi edhe të strukturuar pa diskutim mirë edhe institucionalisht. Unë i uroj Talatit që të jetë kryeministër më së paku edhe dy vite, mbani mend. Nuk do të arrihen të ngritën institucionet e shtetit pa Frontin Europian, pa deputetët e këtij fronti…. Ka shumë kushte që janë plotësuar që ky Front të ketë sukses. Neve seriozisht, shqiptarëve, na vlen deri në fund, skajshmërisht interesi etnik, por në të njëjtën kohë, na vlen edhe interesi drejtë civilizimit perëndimor”, tha Menduh Thaçi.

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skënder Rexhepi ka theksuar se Fronti Europian është nisma që garanton mirëqenien e vendit. “Është një nisëm e mbarë, një nisëm e mirë e Fronti Europian do të bëhet një trupë e përbashkët e shumë subjekteve politike, nga shumë etni kombëtare që frymojnë në Maqedoninë e Veriut për të dëshmuar se me të vërtetë një front europian që na sjell mirësinë, mirëqenien, lumturinë, të gjitha begatit që duhet ti pasojë një popull, gjeneratat që vijnë mbrapa, do të vijnë kryekëput të siguruara, të garantuara nga miqësia jonë me SHBA-në dhe nga rrugëtimi ynë bashkë me Bashkimin Europian”, tha Skënder Rexhepi.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha ka thënë se bashkëngjitja në Frontin europian ngjason me si dikur kur shqiptarët i bashkëngjiteshin UÇK-së.

“Më lejoni që nga kjo foltore e bashkimit, të drejtoj një mesazh për çdo shqiptar, bashkëngjitja dhe përkrahja për këtë front sot është e njëjta si thirrja për bashkëngjitje në radhët e UÇK-së në vititn 2001, atëherë nga vija e frontit komandanti i UÇK-së Ali Ahmeti krijoi kushtet për barazi dhe përfshirjen e shqiptarëve në të gjitha institucionet, ndërsa sot përmes frontit evropian ne duhet të mbrojmë ato arritje të garantojmë rrugëtimin euiropian dhe të ndalojmë ndikimet anti-europiane në vend”, tha Arjanit Hoxha.
Liderët e Frontit Europian mes tjerash theksuan se ky front do të shënojë fitoren më të madhe në historinë e pas pavarësisë.

Shumë akuza “proruse” ndaj njëri-tjetrit!

Shumë para partive në pushtet, bllok koalicionues me emër “evropian” ka formuar edhe opozita shqiptare, ku poashtu u bënë bashkë ish-kundërshtarë të ashpër politikë mes veti. Fillimisht ishte Lëvizja Evropiane për Ndryshim (LEN), e më pas me bashkangjitjen zyrtare të Vetëvendosjes u bë VLEN.
Që nga fillimi edhe ky bllok e ka theksuar orientimin proevropian gatii në çdo paraqitje, e ato i ka sublimuar edhe kandidati i opozitës për president shteti, Arben Taravari, shkruan Zhurnal. Ai ka shpalosur edhe kërkesat politike bazë të koalicionit, duke theksuar se qëllimi i tyre është i dyfishtë dhe atë, kalimi në raundin e dytë dhe hapja e debatit të madh rreth pozitës së presidentit në sistemin politik të vendit.
“Siç dihet, Maqedonia e Veriut është republikë parlamentare e jo republikë presidenciale apo gjysëm-presidenciale. Veç kësaj, i tërë sistemi ynë politik dhe kushtetues është i ndërtuar mbi modelin e demokracisë kosensuale midis dy kombësive më të mëdha, dhe kjo është sanksionuar me futjen e Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutë. Andaj, platforma ime presidenciale do të ndërtohet pikërisht rreth forcimit të demokracisë konsensuale, në linjën e mendimit të Arbën Xhaferit. Unë dhe partnerët synojmë që hapja e ardhshme e kushtetutës të përfshijë tre elemente: futjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutën, heqjen e 20 përqindëshit që definon gjuhën shqipe, zgjedhjen e presidentit ta bëjmë në Kuvend e jo më përmes zgjedhjeve”, deklaroi Taravari, kandidat i koalicionit VLEN për president.

Në këtë mënyrë, sipas Taravarit dhe koalicionit VLEN, forcat politike që përfaqësojnë dy kombësitë më të mëdha do të vendosin bashkë në Kuvend për shpërndarjen e tre posteve më të larta shtetërore.
“Tash e kemi mundësinë që së bashku të forcojme demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese. Tash mund të sigurojmë njëri nga tre postet kryesore shtetërore automatizëm t’u takojë shqiptarëve, si kombi i dytë shumicë në Maqedoni”, ka deklaruar Arben Taravari.

Edhe pse dy blloqet kanë emërtim dhe deklarim proevropian, ato vazhdimisht rreth asaj se kush më tepër bashkëpunon me frymën pro ruse. Nga BDI akuzojnë VLEN-in se bashkë me VMRO-DPMNE-në dhe ”Levicën” kanë përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit.
”Të koordinuar bashkë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, si dhe në mungesë të Programit zgjedhor, koalicioni VLEN ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar në vend. Ftojmë opozitën, si atë shqiptare ashtu edhe atë maqedonase, të zhvillojnë fushatë në pajtim me vlerat europiane dhe demokratike, pasi çdo gjë kundër, do të thotë largim nga Bashkimi Europian dhe afrim me Moskën e Putinit”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga ana tjetër opozita shqiptare VLEN, akuzon BDI-në duke thënë se eksponentë të lartë të kësaj partie janë të dyshuar për lidhje me qarqe antiamerikane dhe për këtë ka fakte të prekshme.
“Është kryetari i Strugës, kuadër i BDI-së, Ramiz Merko, i cili është futur në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë. Por, nuk është vetëm ai. Ish kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e deridjeshme e BDI-së, Teuta Arifi, vazhdon të mbahet mend si bashkëpunëtore e biznesmenit me lidhje ruse, Daka Davidoviq, që po ashtu është në listën e zezë amerikane. Madje, sipas informacioneve tona, Teuta Arifi është refuzuar për ambasadore në SHBA dhe në Bruksel pikërisht për shkak të këtyre vjegëzave. Në listën e zezë amerikane vazhdon të jetë edhe Menduh Thaçi, bashkëpunëtori i ngushtë i Ali Ahmetit”, thonë nga VLEN.

Edhe pse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, në rrjetet sociale po zhvillohet fushatë e ashpër e të dy palëve, ku nuk mundon as fjalori fyes për kandidatët për president, si dhe për liderët e partive politike.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit