Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim thonë se mbështesin fuqishëm kandidatin shqiptar në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, Shaip Kamberin. Nga LEN-i apelojnë te të gjithë shqiptarët e Serbisë që të mbështesin kandidatin e tyre shqiptar në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në ato troje, janë para një sfide të madhe kombëtare. Më 17 dhjetor, Lugina do të duhet të vendos për të ardhmen e tyre shqiptarëve të saj, e cila pa dyshim se është pjesë e të ardhmes edhe të gjithë shqiptarëve në rajon. Por Lugina dhe banorët e saj, e kanë fatin që të zgjedhin si përfaqësues të tyre Shaip Kamberin. Figurën më të pastër shqiptare dhe me ideale të qarta për ardhmërinë e Kombit.