Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeZgjedhjet 2024/ Taravari nga Struga mesazhe Selës në Gostivar!

Zgjedhjet 2024/ Taravari nga Struga mesazhe Selës në Gostivar!

ZGJEDHJET 2024

Paralajmërimi për ardhjen e Ziadin Selës në Gostivar për të firmosur me Ali Ahmetin koalicionin në “Frontin Evropian, gjatë së shtunës, kishte dy shkaktuar reagime, gati të njëpasnjëshme, të Arben Taravarit nëpër rrjetet sociale.

“Njerëzit tradhëtohen vetëm nga ata që i kanë besuar…” – ka shkruar Taravari në Facebook.

Por, nuk e la vetëm me kaq! Pasi Ziadin Sela vjen në Gostivarin e tij, Taravari kishte vendosur të shkojë në Strugën e Selës.

“Sonte Ziadini vjen në Gostivar… vjen me ftesë të BDI-së të tregojë publikisht bashkimin me këtë parti. Unë shkoj sonte bash në Strugë me festu Bashkimin Tim me Popullin!” – ka qenë postimi i dytë në Facebook, i Taravarit, brenda disa orëve.

Arben Taravari shkoi në Strugë, ku koalicioni VLEN kishte hapur shtabin. Edhe nga Struga, ai komentoi zbarkimin e Selës dhe tubimin e frontit evropian në Gostivar

“Mu mu kujtua kompleksi i Gostivarit, Kryeministri i parë shqiparë i Gostivarit, Kryeparlamentari i parë i Gostivarit, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame prej Gostivari, të gjtha nënshkrimet e marëveshjeve në Gostivar. Dalëngadalë do fillojmë në Gostivar të zhvillojmë turizëm politik. Sa herë që mbahen zgjedhjet BDI-ja, zbarkon në Gostivar”, tha Taravari.

Taravari dhe Sela, dikur bashkëpartiakë, ndanë rrugët pas zhvillimeve të bujshme në ASH. Derisa Taravari iu bashkua koalicionit të partive opozitare shqiptare – VLEN, Sela vendosi të bashkohet me “frontin evropian”. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit