Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeZgjedhje 2024/ Apasievi dhe Vankovska e parashtruan nismën për grumbullimin e nënshkrimeve...

Zgjedhje 2024/ Apasievi dhe Vankovska e parashtruan nismën për grumbullimin e nënshkrimeve në KSHZ

Kryetari i partisë politike E Majta, Dimitar Apasiev dhe profesoresha Biljana Vankovska sot edhe zyrtarisht e parashtruan Nismën për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidaturën për Zgjedhjet presidenciale 2024 në KSHZ.

Afati për grumbullimin e nënshkrimeve fillon të premten (23 shkurt) dhe përfundon më 8 mars (e premte).

“Mbështetja për kandidaturën e prof. Vankovskas është një përgjigje ndaj rrjedhave të reja historike për Maqedoninë, të cilat imponohen si rrugëdalje nga mungesa e alternativave në të cilat Republika është ngujuar nga partitë e establimentit. Nëpërmjet të Majtës, populli jo vetëm shpreh vullnetin e tij, por merr pjesë realisht në procesin demokratik përmes pjesëmarrjes reale popullore. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të motivuar, të vetëdijshëm dhe të pa shantazhuar të na bashkohen në luftë!”, thuhet në kumtesën e partisë politike E Majta.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit