Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u intervistua për herë të parë shumë pranë vijës së parë të frontit të luftës ruso-ukrainase, kur foli me drejtuesin e Fox News, Bret Baier.
Intervista e Baier, e cila do të transmetohet sonte natën në “Special Report” të Fox-it, do të shënojë herën e parë që një udhëheqës ukrainas intervistohet në vijën e frontit që nga fillimi i agresionit rus në 2022, transmeton Telegrafi.
“Baier do të flasë me presidentin për dyvjetorin e luftës, debatin e Kongresit mbi financimin shtesë për Ukrainën dhe zhvillimet e fundit në konfliktin në vazhdim”, tha rrjeti televiziv në njoftimin e intervistës.
Takimi i Baier me Zelensky vjen vetëm disa ditë pasi Tucker Carlson, ish-prezantuesi më i vlerësuar i rrjetit, transmetoi një intervistë me presidentin rus Vladimir Putin, në të cilën Putin kritikoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt.
“Ukraina është një shtet artificial që u formua sipas vullnetit të Stalinit”, tha Putin atëherë, duke shtuar se mesazhi i Rusisë për SHBA-në është se nëse vërtet duan të ndalojnë luftën, duhet të ndalojnë furnizimin me armë në Ukrainë.