Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeZekolli: Ahmeti nuk i ka “punët lule” me amerikanët (Video)

Zekolli: Ahmeti nuk i ka “punët lule” me amerikanët (Video)

Ish ambasadori i Maqedonisë në OSBE dhe analisti i njohur, Arsim Zekolli, duke komentuar deklaratën e fundit të ambasadores amerikane në Shkup, Angela Agiler për korrupsionin, ka thënë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk i ka “punët lule” me amerikanët.

“Kampi shqiptar ende nuk mund ta kupton se kur e thotë ambasadorja e SHBA-ve se në Maqedoni kemi një epidemi të korrupsionit, ajo po e marr të drejtën që ta interpetoj thotë se ju jeni të sëmurë, shoqëria juaj është e sëmurë, nuk është më kjo shoqëri e kapur. Zonja Ageler e ka pasur këtë çështjen e korrupsionit që nga fillimi dhe bazohet mbi politikat e “administratës Biden” për luftën kundër korrupsionit. Pas një hovi që mori në fillim të mandatit ishte një ngecje, sikur kishte dyshim, apo sikur SHBA-të dëshirojnë të bëjnë të njëjtën recetë në RMV sikur në Serbi të akomodimit të pushtetit. Ashtu si dështoi në Beograd politika e ambasadorit Hill, ashtu edhe në RMV u vërejt se kjo qasje e ambasadës së Amerikës nuk sjell rezultate dhe duhet të jetë më e drejtëpërdrejtë. Kjo deklaratë vjen pas dy momenteve interesante, një është takimi i dyshes Grubi-Ahmeti me Richard Grenell, një njeri privat, por i afërt me Donald Trump dhe të gjitha qarqet korruptive në rajon. Kjo jep një sinjal se, zotëri Ahmeti nuk i ka aq “raportet lule” me SHBA-të, pasiqë pret ndihmë apo shpreson si Vuçiqi në rikthimin e “administratës Trump”, e cila është pak tolerante ndaj momenteve korruptive. Momenti i dytë ishte vizita e zëvendëssekretarit shtetëror, James C. O’Brien i cili kishte takim me opozitën maqedonase, por nuk kishte takim as me opozitën shqiptare, as me zotëri Ali Ahmetin, edhe pse ministër, bashkëbisedues, nikoqir i tij ishte zotëri Bujar Osmani, që jep arsye të besosh se ndoshta ka pasur ofertë por ka qenë e refuzuar. Por pas vizitës së zotëri O’Brien vërehet një ton, një qasje shumë më e drejtëpërdrejtë, bile do e përdorja edhe agresive në kuptimin diplomatik nga ambasada e SHBA-ve, pasiqë definimi i një gjendje me terme “keni epidemi”, ajo tregon se duhet masa të rrepta, duhet karantinë, duhet vaksinim, duhet sanksione dhe duhet ndoshta edhe orë policore, për reduktim të lëvizjeve të disa individëve që bartin këtë virus të krim dhe korrupsionit në shoqëri”, tha Zekolli në intervistën e tij për gazetën Lajm.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit