Zëdhënësi i Qeverisës ë Kroacisë, Marko Miliq, ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Mario Bonozic, i cili u aksidentua sot në mëngjes, ka lëndime të rënda, por se është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Index.hr, përcjell Express.
Ai tha se Bonozicit i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci dhe do të transferohet në KBC Osijek.
“Ministri ka lëndime të rënda fizike, sipas vlerësimeve fillestare të mjekut është jashtë rrezikut”, ka deklaruar Miliq.
Ndryshe, Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon, ku si pasojë ka vdekur shoferi i furgonit.
Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.