Analistja kosovare, Zana Avdiu në debatin e mbrëmshëm në Presing me kandidatin e Frontit Evropian, Bujar Osmani deklaroi se ky koalicion është koalicion i dëshpërimit dhe jo i shpresës, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Ajo i tha se, BDI-ja nuk është një shpresë, sepse ka 20 vite që është në pushtet dhe nëse vazhdon të jetë, ata që kanë ikur nuk do të kthehen më.
“E dëgjova zotëri Osmanin deri sa foli. Ai tha se fitorja e BDI-së do ti sjellë shpresë qytetarit, ndalon ikjen dhe do ti kthejmë ata që kanë ikur. Fillimisht, BDI-ja është që 20 vite në pushtet, kështu që ikja nëse ka ndodhë, ka ndodhë për shkak që ju keni qenë në pushtet. Dhe nuk mund të themi se po e shpëtojmë nga ikja dhe do ti kthejmë ata që kanë ikur, sepse po të vazhdoni të jeni në pushtet të jeni të bindur se ata që kanë ikur nuk do të kthehen më”, deklaroi analistja Zana Avdiu.
Sa i përket koalicionit të Frontit Evropian, a jo ka thënë se është i panatyrshëm, sepse bëhet fjalë për parti me koncepte të ndryshme.
“Mua më duket shumë e panatyrshme koalicionin të cilin e ka bërë BDI me Menduh Thacin dhe pjesës partisë që Selës, sepse ata kanë qenë kundërshtarë prej nga fillimi. Kundërshtimet më të mëdha kanë qenë me njëra tjetrën. Aq shumë kanë pasur kundërshtime sa që nuk është lejuar të shkoj në varrim Ali Ahmeti, në varrimin e babait ideologjik të PDSH-së, Arbër Xhaferit. Po flasim për parti me koncepte të ndryshme me njëra tjetrën. Mua më shumë më duket si koalicion i dëshpërimit se sa një koalicion i një shprese, të cilën e quajtët ju. Unë e kam përshtypjen se nga ky koalicion janë thjeshtë disa parti politike që duan ta ruajnë pushtetin, sepse edhe opozita e Selës në njëfarë mënyre ka qenë njëfarë rehatie e pushtetit dhe opozitës, pastaj e BDI-së në pushtet”, u shprej ajo.