Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare insiston në nënshkrimin e marrëveshjes bazike me Kosovën, gjë që ai e ka refuzuar, por se populli i Serbisë duhet ta dijë që kjo do të ketë pasoja.
Këto komente Vuçiq i bëri pasi priti në takim nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore “Sveti Sava”, nga Zherovnica e Komunës së Zveçanit, ku tha se ditët, javët dhe muajt në vijim nuk do të jenë të lehtë për Serbinë, pasi që përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë, para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve evropiane.
“Do të ketë më shumë presion dhe ata do të përfitojnë nga situata se Serbia ka diçka për të humbur, prandaj u thanë shqiptarëve, ne do t’iu vendosim sanksione, por ato nuk janë realisht sanksione dhe me këtë do të shantazhojmë Serbinë, sepse Serbia ka diçka për të humbur, për sa i përket imazhit dhe gjithçka tjetër. Kështu që shumë gjëra të vështira, jo shumë ditë, javë dhe muaj të lehtë janë përpara nesh, sepse ata do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve evropiane”, tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.