Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeVritet një grua në Prishtinë – Policia jep detaje

Vritet një grua në Prishtinë – Policia jep detaje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, kur një grua është vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës ka marrë informatë rreth orës 20:20, për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë.

“Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë  një person pa shenja jete”.

Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas Ahmetit, mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit