Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeVriten gazetari palestinez dhe i biri në sulmin izraelit në Gaza

Vriten gazetari palestinez dhe i biri në sulmin izraelit në Gaza


Një gazetar palestinez dhe djali i tij mbetën të vrarë në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

– Reklamim i paguar politik –

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, ushtria izraelite ka shënjestruar shtëpinë e gazetarit palestinez Salem abu Tyour në kampin e refugjatëve “Nuseirat” në pjesën qendrore të Gazës.

Në sulmin e ushtrisë izraelite mbrëmë, Abu Tyur dhe djali i tij Ahmed humbën jetën. Trupat e gazetarit palestinez dhe djalit të tij u sollën në spitalin “Aksa” në pjesën qendrore të Gazës dhe u vendosën krah për krah në një barelë në kopshtin e spitalit.

Mbi kufomën e Abu Tyurit u vendos edhe jeleku antiplumb.

Pas faljes së namazit të xhenazes, u varrosën gazetari palestinez Abu Tyur dhe djali i tij Ahmed.

Numri i gazetarëve të vrarë palestinezë në Gaza në sulmet e Izraelit që nga 7 tetori 2023 është rritur në 142.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit