36-vjeçari (Zh.R), i cili mbeti i plagosur rëndë pas një mosmarrëveshje familjare në fshatin Gabresh të Kumanovës, ndodhet në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar operacionit në klinikat e Shkupit.
Nga Qendra Emergjente bëjnë të ditur se me autoambulancë nga spitali i Kumanovës është sjellë një pacient, i cili është konstatuar me 3 plagë me armë zjarri në bark dhe gjoks.
Pas procedurave të nevojshme diagnostike, pacienti është dërguar menjëherë në sallën e operacionit.
Nga Urgjenca thonë se 36-vjeçari ka qenë i kontaktueshëm, por i tronditur nga ajo që ka ndodhur.
Në incidentin që ka ndodhur rreth orës 12:30, nëna dhe vëllai i tij janë vrarë në vend kur daja, përkatësisht vëllai i nënës, i ka qëlluar me armë zjarri, njofton SPB Kumanovë.
Arsyeja ishin çështjet e pazgjidhura pronësore-juridike.