Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeVon der Leyen: Kyçe të vazhdohet me reformat në drejtësi dhe luftën...

Von der Leyen: Kyçe të vazhdohet me reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

Pas takimit të sotëm me kryeministrin Kovaçevski, kryetarja e KE-së Ursula Von del Leyen tha se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë drejt anëtarësimit në BE, transmeton Portalb.mk.

“Është e pabesueshme të shohësh përparimin që ka bërë Maqedonia e Veriut dhe vendosmëria për të ecur përpara është mbresëlënëse”, tha Von del Leyen.

“BE ka një histori të gjatë zgjerimi dhe respekti për çdo komb dhe respekt për diversitetin që ne përfaqësojmë. Ne do ta mirëpresim Maqedoninë e Veriut me identitetin e saj unik dhe gjuhën maqedonase”, tha kryetari i KE-së.

Ajo i quajti të shkëlqyera bisedimet me kryeministrin, se vendi ka arritur shumë dhe se reformat duhet të vazhdojnë.

“Jam në dijeni të ndryshimeve kushtetuese, hapat e parë janë hedhur në Parlament dhe pres që partitë politike të përfitojnë nga momenti”, tha Von del Leyen.

Ajo shpjegoi planin e ri për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Hapja e tregut tuaj të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, i cili ka potencialin për të rritur PBB-në me 10%, është një hap i madh. Ne kemi nevojë për reforma për komunitetin e biznesit, administratën publike efikase dhe është kyçe të vazhdojnë reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Von del Leyen.

Ajo theksoi se ndryshimet kushtetuese janë një hap i domosdoshëm në rrugën drejt anëtarësimit në union.

E pyetur nga gazetarët se pse nuk ka takim me Mickoskin, von del Leyen tha se në këtë turne ballkanik ajo takohet kudo me presidentët dhe kryeministrat e vendeve

Kryeministri Kovaçevski priti Presidenten e Komisionit Evropian, von der Leyen, me një ceremoni zyrtare të pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Menjëherë pas ceremonisë  u zhvillua takimi kokë më kokë me kryeministrin Kovaçevski, pas së cilës do të vijoi takimi bilateral i dy delegacioneve.

Në përbërjen e delegacionit maqedonas janë Artan Grubi, zëvendës i parë i kryeministrit dhe ministër për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministër i jashtëm, Blagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje, Kaja Shukova, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike.

Kovaçevski dhe Leyen do të vizitojnë fabrikën e përpunimit të pemëve dhe perimeve në afërsi të Shkupit, përfitues i mjeteve nga programi IPARD i financuar nga BE-ja.

Kryetarja e Komisionit Evropian dje pasdite mbërriti në Shkup dhe në Aeroportin Ndërkombëtar e priti zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pas së cilës në Villa Vodno pati një takim me presidentin Stevo Pendarovski.

Sipas njoftimit të kabinetit presidencial, Pendarovski dhe Von der Leyen kanë biseduar për procesin e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, zhvillimet aktuale politike në Maqedoni dhe gjendjen aktuale në rajon, dhe në këtë drejtim janë shkëmbyer informacione për fazat e mëtejshme të negociatave, pas përfundimit të procesit të skiriningut dhe për dinamikën e zbatimit të reformave.

Në takim u bisedua për raportin e ardhshëm të KE-së për progresin e Maqedonisë si vend kandidat, si dhe për planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit presidenti Pendarovski falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin nga BE-ja në politikën e zgjerimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit