Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeVMRO: Vetëm gjyqësori dhe Prokuroria e ulur në prehrin e LSDM-së dhe...

VMRO: Vetëm gjyqësori dhe Prokuroria e ulur në prehrin e LSDM-së dhe BDI-së nuk e shohin korrupsionin në vendin tonë

Shtetet e Bashkuara zbuluan epidemi të korrupsionit në Maqedoni. Kovaçevskit, Qeverisë dhe institucioneve kompetente nuk ju trembet syri. Nëse do të ishin qeveri evropiane dhe po t’i ruanin vlerat evropiane, menjëherë do të jepnin dorëheqje nga pozitat e tyre, sepse në çdo dikaster të Qeverisë i vjen erë korrupsioni dhe gjithçka është e kalbur, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.

“Dhe këtë nuk u thotë vetëm SHBA-të, por edhe në raportin evropian. Me këtë qeveri të kriminalizuar nuk ka të ardhme evropiane, nuk ka standarde evropiane. E vetmja gjë që di të bëjë kjo qeveri është të mbushë kompanitë e saj të ngushta me tenderë të dyshimtë, si të mbushë xhepat dhe llogaritë e saj dhe në të njëjtën kohë të flasë vetëm në mënyrë deklarative për Bashkimin Evropian.

Prandaj Maqedonia është vendi më i varfër, prandaj standardi dhe ekonomia po fundosen, prandaj ka një eksod të tillë të qytetarëve.

Nuk është e mundur që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja të shohin korrupsion në Maqedoni, dhe vetëm gjyqësori dhe prokuroria jonë, të ulur në prehrin e BDI-së dhe LSD-së, të mos e shohin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit