VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj Erolld Musliu, i cili paraprakisht reagoi që u shkarkua nga posti i drejtorit të Agjencisë për Zbulim, duke akuzuar se presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ra nën ndikimin partiak.
Nga VMRO-ja thonë se arsye e shkarkimit të Musliut është paaftësia e tij në punë, dhe jo përkatësia etnike – shqiptare.
Më tej nga VMRO akuzojnë dhe se Musliu e shndërroi Agjencinë në shtab të LSDM-së, dhe se ndikoi që bashkëshortja e tij të përfitojë për 620 mijë denarë.
“E palogjikshme dhe jokorrekte është që Erolld Musliu të flasë për profesionalizëm dhe sistem meritash. Njeriu nga Agjencia për Zbulim ka bërë shtab partiak të LSD-së, duke organizuar hajka, sulme dhe duke u përplasur me VMRO-DPMNE-në.
Njëherit Agjencia e udhëhequr nga Erolldi u përplas edhe me gazetarë, media dhe personalitete të cilat kritikuan krimin e LSD-së dhe BDI-së.
Musliu me një portfolio të tillë mund të kandidojë vetëm si lider i LSD-së në vend që të derdh lot për shkarkimin e tij.
Kurse për punën e tij mjaftueshëm flasin të dhënat se derisa Musliu ka qenë drejtor, bashkëshortja e tij me ndihmën e Qeverisë ka arritur grant prej 620.000. Në cilin shtet të NATO-s, bashkëshortja e drejtorit të shërbimit merr grant prej 620.000 euro për punën që është veprimtari e shërbimit të bashkëshortit?
Manipulim i rëndë është mbrojtja e tij me përkatësinë etnike dhe se ajo është arsyeja e shkarkimit të tij. Ajo është perde prapa të cilës ai e fsheh paaftësinë e tij, keqpërdorimin dhe përkatësinë partiake”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.