Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeVLEN të kënaqur nga ndarja e “kulaçit” qeveritar

VLEN të kënaqur nga ndarja e “kulaçit” qeveritar

Ndërsa nga VMRO DPMNE thonë se tashmë bisedimet janë konkretizuar deri në eshalonin e tretë me partnerin e ri VLEN, dhe se numrat në fund të ditës nuk kanë aq shumë rëndësi në bisedime, nga Koalicioni VLEN sot konfirmuan intensitetin e bisedimeve, por gjithsesi ruajtën konfidencialitetin e tyre.

“Kemi pas ditë ku intensiteti i bisedimeve ka qenë me orë të tëra, ajo ka qenë në funksion për të bërë më të mirën për shtetin tonë dhe gjithashtu mund të them se kaluar në një atmosferë të mirë”, deklaroi Visar Ganiu, VLEN.
Pa shpalosur detaje si në ndarjen kadrovike ashtu edhe në emra të mundshëm të bartësve të këtyre pozitave, Visar Ganiu që ishte pjesë e ekipit negociator konfirmoi vetëm se sekretariati për çështje evropiane, në Qeverinë e re do të transformohet në ministri.

“Sekretariati që ishte më herët për eurointegrime domethënë kalon në ministri, me buxhet dhe kabinet të vetin dhe të gjitha nishanet që duhet t’i ketë një ministri. Nga ana tjetër procesi i bisedimeve ka kaluar në atmosferë pune…Informacionet për momentin, jemi zotuar që në fillim të bisedimeve se do ti ndajmë me ju, të gjtihë së bashku si grup, të cilët kemi qenë në ato bisedime, dhe do të ishte jo korrekte”, tha Visar Ganiu, VLEN.

Sipas informacioneve që ka vërtetuar tashmë ALSAT, në Qeverinë e re koalicionit VLEN do të ketë 6 ministri, Shëndetësia, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Ministria e Ekologjisë, Ministria për Integrime Evropiane dhe Ministria për Qeverisje të Mirë. VLEN do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë, që njëkohësisht do të jetë edhe ministër i Ekologjisë. VLEN gjithashtu do të përfaqësohet në ekzekutiv edhe me 7 zëvendësministra edhe atë në Ministrinë e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Arsimit, Transportit, Bashkësitë Etnike dhe zëvendës ministër të Bujqësisë apo të Punëve të Jashtme. Ky koalicion do të ketë edhe sekretarë shtetërorë në dikasteret që drejtohen nga koalicioni Vlen dhe rreth 400 drejtorë dhe udhëheqës institucionesh.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit