Koalicioni opozitar VLEN i ka bërë një thirrje Ziadin Selës dhe Krenar Llogës, duke i ftuar që të pranojnë një kërkesë të tyre.
“Zijadin Sela dhe Krenar Lloga dolën me një alibi të lirë për të shkuar kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Arben Taravari ua ofroi publikisht vulat e Aleancës për Shqiptarët, nëse vërtet vendosin të garojnë vetëm në zgjedhje. Zijadin Sela nuk deklarohet për këtë ofertë sepse e dimë se prej kohësh ka rënë dakord që t’i shërbejë ekskluzivisht interesave të Ali Ahmetit. Prandaj shkaktoi përçarjen në ASH. Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për listat e deputetëve për të performuar vetë”, theksoi VLEN.