Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteVLEN: Kalojmë në vepra – 100 milionë euro për zhvillim të komunave

VLEN: Kalojmë në vepra – 100 milionë euro për zhvillim të komunave

Koalcioni VLEN përmes një reagimi me shkrim, ka akuzuar BDI-në se po e mashtron çdo ditë opinionin me shpifje dhe të pavërteta kundër punës së partive shqiptare në pushtet.

Partneri shqiptar në Qeveri, në komunikatë thotë se, po angazhohet për realizuar shumë projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e VLEN-it

Derisa Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BJD) – BDI vazhdon të
zhytet në gënjeshtra dhe manipulime të përditshme, koalicioni VLEN,
brenda Qeverisë, merr përgjegjësinë për të sjellë projekte konkrete dhe
zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në vend.

“Pas investimit historik prej 34.5 milionë eurosh për kampusin e
Universitetit “Nënë Tereza”, tani është shpallur thirrja publike prej
100 milionë eurove, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme do të
fokusohet në investime për përmirësimin e infrastrukturës në zonat
shqiptare.
Sundimi 22 vjeçar i BDI-së ka lënë pas vetes shkatërrim, ndërsa
problemet që ende pengojnë qytetarët të zhvillojnë një jetë normale janë
të pafundme. Për këtë arsye, koalicioni VLEN, përmes thirrjes publike
prej 100 milionë euro, ka për qëllim të sigurojë zhvillim të drejtë dhe
rajonal, duke zgjidhur një herë e përgjithmonë sfidat infrastrukturore
që bllokojnë përparimin. Ky program ndërhyrës nuk është vetëm një
premtim – është një përgjigje konkrete për problemet thelbësore të
qytetarëve tanë dhe hap një rrugë për një të ardhme më të ndritur dhe më
të parashikueshme për të gjithë.
Derisa BDI vazhdon të krenohet me patriotizëm të rremë dhe të shmangë
përgjegjësinë për korrupsionin e saj të madh, VLEN është këtu për të
realizuar atë që ata kurrë nuk e bënë: decentralizimin e vërtetë.
Ne jemi këtu për të realizuar punë të vërtetë për mirëqenien e
qytetarëve! Kalojmë në vepra: realizimi i programit të parë buxhetor
prej 100 milionë euro për komunat do të fillojë deri në fund të vitit
2024. Kryetarët e BDI-së mund të konkurrojnë me projekte, dhe ne nga
VLEN nuk do t’i diskriminojmë. Jemi të gatshëm ta kryejmë edhe punën e
tyre.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit