Monday, December 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeVLEN: Elmi Aziri ka shërbyer si urë lidhëse mes rrjetit të krijuar...

VLEN: Elmi Aziri ka shërbyer si urë lidhëse mes rrjetit të krijuar nga Artan Grubi dhe pronarit të kompanisë Ritron kopi, Artan Ajruli

Nga koalicioni VLEN në konferencë për media, kanë deklaruar se rrjeti i krijuar nga Artan Grubi i listës së zezë, Përparim Bajrami, Elmi Aziri “intelektuali” që në kohë zgjedhjesh, sipas tyre, del në tezgë dhe pret cila parti po e bënë deputet, që ky i fundit me sa duket ka shërbyer edhe si urë lidhëse mes klanit në fjalë dhe pronarit të kompanisë Ritron kopi, Artan Ajruli,
“Më 13 shtator të këtij viti ne si koalicion VLEN informuam qytetarët qartë dhe drejtë se kompania “Ritron Kopi SHPKNJP”, e cila ishte e lidhur ngushtë me deputetin e Frontit Evropian, Elmi Aziri, gjatë vitit 2022 dy herë ka fituar tenderin për prokurim publik në Lotarinë Shtetërore me vlerë rreth 3 milionë denarë.
Më 15 shtator të këtij viti, ju informuam sërish se si kompania e njëjtë, pronari i së cilës është nip i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, ka fituar tenderë nga Komuna e Likovës, nga Shkolla e mesme “Ismet Jashari” në Likovë, nga gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë dhe IPSH – Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë.
Më 16 shtator vazhduam me apel si koalicion VLEN i bëm thirrje Antikorrupsionit dhe organeve hetuese që të veprojnë për konflikt eventual interesi të deputetit Elmi Aziri, pasi që kompania në pronësi të nipit të bashkëshortes së tij për 1 vit ka inkasuar nga institucionet shtetërore 7 milionë denarë.
Qytetarë të nderuar,
Dhe ja ku jemi sot, tre muaj më vonë, me lajmin që konfirmon gjithçka: Arrestohet Artan Ajruli, pronari i kompanisë “Ritron Kopi”. Çfarë ndodhi? Ky klan korruptiv ka shfrytëzuar pozitat publike për të favorizuar veten dhe për të grabitur buxhetin që u takon qytetarëve! Vetëm në një lëndë, dëmi i shkaktuar Lotarisë Shtetërore kap shifrën e tmerrshme prej 6.7 milionë denarësh.
Prandaj, me përgjegjësi të plotë çdoherë që dalim para qytetarëve hulumtojmë dhe plasojmë vetëm ato informacione që kanë të bëjnë me interesin kolektiv. Interesin e shoqërisë tonë, sepse dëmtimi i buxhetit të institucioneve të shtetit tonë është dëmtim i qytetarëve tanë. Buxheti në institucione nuk mbushet nga nëntoka, as nuk bie nga qielli, por mbushet nga xhepat e qytetarëve tanë.
Prandaj, të gjithë ata që pa pikë ndërgjegjeje apo morali politik kanë keqpërdorur pozitat e tyre, duke kaluar nga shërbyes të popullit në grabitqarë të pasurisë së tij, do të japin llogari! Ata do të dalin para drejtësisë dhe nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit. Fundi i tyre nuk është arratisja – ajo është vetëm fillimi i fundit të tyre!
VLEN është përkushtuar maksimalisht në luftën kundër korrupsionit dhe llogaridhënies”, ka deklaruar Fatmir Sabriu nga Koalicioni VLEN.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit