Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeVLEN: A është e vërtet që në mbledhje të Qeverisë hartohen plane...

VLEN: A është e vërtet që në mbledhje të Qeverisë hartohen plane se si mjetet për çerdhe të ridestinohen për nevojat e Lotarisë së Maqedonisë së Veriut?

Nga VLEN akuzojnë eksponentët e BDI-në se kanë hapur tender për 2000 aparate të reja të kazinove dhe 2000 karrige për aparate të kazinove, që sipas tyre do të arrijë shumën e 20 milion eurove. Nga VLEN thonë se përmes Llotarisë së Maqedonisë janë harxhuar 2 milion euro para të qytetarëve, për reklamim dhe marketing të lojërave të fatit dhe kazinove.

“Të nderuar qytetarë, sot publikisht pyesim, a është e vërtetë që paratë e dedikuara për ndërtimin e çerdheve, në mbledhje të Qeverisë hartohen plane si këto mjete të ridestinohen për nevojat e Llotarisë së Maqedonisë së Veriut, e me të njejtat të bleni edhe më shumë aparate kazinosh, e të hapni edhe më shumë kazino? DMTH të shkurtoni mjete nga çerdhet, e ti shtoni te biznesi ku ju jeni ortak, biznesi i kumarit. Deri ku shkon lakmia e juaj për para? A e dini sa shkolla, sa çerdhe, sa ambulanca, sa start up biznese, sa investime kapitale mund të realizohen me këto para?  76 milionë euro të plota vetëm për një mandat, për 4 vite, harxhoi Artan Grubi përmes Llotarisë së tij për biznesin e kazinove!”, tha Astrit Iseni nga VLEN.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit