Venera Latifi-Azizi është emëruar sot në postin e zëdhënëses së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.Venera Latifi Azizi është ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend.
Aktualisht e punësuar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Çairit si përgjegjëse për marrëdhënie me publikun.Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore. Aktualisht është magjistrante në Diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i përfaqësive diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut”. E martuar, nënë e dy fëmijëve./INA