-Ne si koalicion VLEN nuk jemi të interesuar për asnjëlloj krize dhe konflikti, apo mos të themi të një situate pak më të rëndë, këtë e tha mes tjerash Bilall Kasami nga VLEN në komentin e tij ndaj deklaratave të Ali Ahmetiti, i cili tha se VMRO dhe LSDM përmes mbivotimit në KSHZ po përgatisin vëllavrasje mes shqiptarëve. Kasami tha se VLEN kërkon nga qytetarët që të mërkurën gjatë rivotimit të shprehin verdiktin e tyre në mënyrë demokratike.
“Është një deklaratë shumë serioze, një deklaratë shumë e rrezikshme. Aliu ka ditur në momente të caktuara që të jep deklarata të tilla, tani po del që edhe në të kaluarën , konkretisht në vitin 2008, ka qenë e dakorduar mes Aliut dhe Menduhit që sot janë bashkë, që të ketë vëllavrasje”, tha mes tjerash Kasami.