Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeVajza e Navalnyt ndan një mesazh emocional për vdekjen e babait të...

Vajza e Navalnyt ndan një mesazh emocional për vdekjen e babait të saj

Vajza e kritikut të Putinit, Alexei Navalnyt, ka ndarë një mesazh emocional për babanë pas vdekjes së tij javën e kaluar.

Dasha Navalnya ka postuar një foto të saj si fëmijë me nënën dhe babanë, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër.

“Të dua, të puth, të përqafoj fort, dhe më mungon shumë”, thuhet në mbishkrimin e postimit së 23-vjeçares.

Theksojmë se të zëshme ndaj autoriteteve ruse kanë qenë gruaja e Navalnyt, Yulia dhe nëna, Lyudmila, të cilat përgjegjës për vdekjen e familjarit të tyre e konsiderojnë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, shkruan skynews.

Ndryshe, Lyudmila ka deklaruar se e ka parë trupin e pajetë të të birit, por që autoritetet ruse po i bëjnë shantazh rreth funeralit.

Navalny ka vdekur në një burg rus të sigurisë së lartë në Arktik gjersa dyshohet se është helmuar me Novichok, agjent nervor. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit