Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeUshtarë kroatë nisen për në Kosovë, Millanoviq: Ruajeni paqen pa forcë, por...

Ushtarë kroatë nisen për në Kosovë, Millanoviq: Ruajeni paqen pa forcë, por duke e treguar potencialin e forcës

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka marrë pjesë në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 42 kroat në KFOR, Kosovë.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se ky mision është një “imponim i paqes”.

“Është parandalimi i konfliktit dhe ruajtja e situatës aktuale, duke u imponuar paqen atyre që mendojnë ndryshe. Ju po shkoni në një mision për të ruajtur dhe imponuar paqen, pa forcë, por duke treguar potencialin e forcës, me besimin se kjo forcë nuk do të përdoret kurrë”, thekson ai.

Gjithashtu, ai vuri në dukje faktin se pjesëtarët e Forcave të Armatosura kroate shkojnë në një vend të njohur nga Kroacia, por jo të njohur nga disa anëtarë të NATO-s.

“Është interesante se misioni organizohet nga NATO-ja, një aleancë anëtarët e së cilës nuk e kanë njohur plotësisht atë vend (Kosovën, shën.red.). Është një mision për të cilin ekziston një platformë dhe kornizë ligjore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Është një mision i bazuar ligjërisht, ndryshe nga disa të tjerë, i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, në vendimin e Këshillit të Sigurimit vite më parë, i cili sot interpretohet ndryshe, por ekziston”, tha presidenti kroat.

Ai shtoi se Kroacia gjithmonë do të marrë pjesë në misione të tilla dhe se “Kroacia do të marrë pjesë edhe në këtë mision tjetër në Ballkanin Perëndimor, misionin për të ruajtur paqen dhe për të mbështetur zbatimin e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë”, në të cilin Kroacia nuk po merr pjesë tani.

Nuk është se duhet të jemi të pranishëm në çdo mision dhe se është imperativi ynë, por në Bosnje-Hercegovinë, mik i së cilës jemi, duam të marrim pjesë. Dhe deri më tani nuk kemi pasur sukses vetëm falë vullnetit apo pavullnetit së disa burokratëve në Bruksel. Këtë do ta ndryshojmë, është çështje parimore”, theksoi presidenti kroat Millanoviq.

“Pra, nëse mund të jemi në Kosovë, nëse kuvendi dhe qytetarët e atij vendi na pranojnë atje, atëherë mund të jemi edhe në shtetin fqinj. Nëse mund të jenë Turqia dhe Austria, të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, atëherë mund të jetë edhe Kroacia”, theksoi ai, raporton Klankosova.tv.

Presidenti i Republikës kroate i uroi pjesëtarëve të kontingjentit të 42-të kroat që shkon në Kosovë lumturi dhe sukses, si edhe siguri dhe paqe.

“Keni zgjedhur një punë që është gjithmonë e rrezikshme dhe e pasigurt dhe i takon shtetit t’ju japë mbështetjen maksimale që të dilni nga e gjithë kjo më të mençur, më të zgjuar, më të stërvitur, të gjallë dhe të shëndetshëm”, tha presidenti kroat.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit