Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajme“Universum Academy Switzerland” nderon Irma Kurtin me “Çmimi i Karrierës 2023”

“Universum Academy Switzerland” nderon Irma Kurtin me “Çmimi i Karrierës 2023”

Poetës shqiptare, Irma Kurti i është akorduar “Çmimi i Karrierës 2023” nga Universum Academy Switzerland 2023. 

Irma Kurti është nderuar me 60 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali dhe në Zvicër.

Së fundmi edhe “Universum Academy Switzerland” ndau një çmim shumë të rëndësishëm “Career Award 2023”, apo “Çmimi i Karrierës 2023”.

Çmimi i’u dorëzua për nderimin që i ka bërë gjuhës dhe kulturës italiane e shqipe në botë si dhe për meritat në biografinë personale, transmeton tutje albinfo.ch.

Lajmin për këtë çmim e ka bërë të ditur vet Irma Kurti në rrjetin e saj social.

Kujtojmë se Universum Academy Switzerland  është themeluar në Bellinzona (Zvicër) në vitin 1990 nga Dr. Valerio Giovanni Ruberto, President aktual Federal dhe zhvillon veprimtarinë e saj jofitimprurëse, në mënyrë apolitike dhe jopartiake duke respektuar të gjitha shprehjet dhe liritë fetare.

Vlen të theksohet se Universum Academy Switzerland përfaqësohet me 23 ambasada në botë. /Albinfo.ch

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit