Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeUNICEF-i dhe Kuvendi do ta shënojnë Ditën Botërore të Fëmijës

UNICEF-i dhe Kuvendi do ta shënojnë Ditën Botërore të Fëmijës

 Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijës – 20 Nëntor, Zyra e UNICEF-it në Shkup dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të organizojnë ngjarje të titulluar “Fëmijët e marrin Kuvendin”.

Në ngjarje fjalime do të kenë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vend Patricia Di Xhovani, ndërsa më pas ështe planifikuar që fëmijët të ndërmarrin seancën e Kuvendit, ku do të flasin për temat që ata kanë zgjedhur si më të rëndësishmet.

Mes tyre janë çështjet e arsimit cilësor, pjesëmarrje në vendimamrrje që e ndikojnë në jetën e tyre dhe gjendjen e shëndetit mendor. 

“Qëllimi i ngjarjes, e ciëa fëmijëve dhe të rinjve do t’u japë  hapësirë ​​që t’i ndajnë pikëpamjet e tyre, është që deputetët nga afër të dëgjojnë për progresin në lidhje me të drejtat e tyre. Fëmijët dhe të rinjtë para zgjedhësve të popullit do t’i shtrojnë pyetjet, nevojat dhe shqetësimet e tyre më urgjente. “Fëmijët e marrin Kuvendin”  paraqet një mundësi për të folur edhe për disa nga rekomandimet nga Perceptimet e fundit përmbyllëse të Komisionit për të drejtat e fëmijëve”, theksojnë Kuvendi dhe UNICEF-i.

Këtë vitë vendi feston 30 vjetorin nga ratifikimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe 30 vjetorin e punës së UNICEF-it.

Për datën e Ditës Botërore të Fëmijës është zgjedhur 20 nëntori që është dhe përvjetori i miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Shënohet si një ditë për aktivitetet nga fëmijët për fëmijët në nivel global. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit