Wednesday, December 18, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteU janë marrë pasaportat katër të dyshuarve në rastin “Lotaria”, për paraburgimin...

U janë marrë pasaportat katër të dyshuarve në rastin “Lotaria”, për paraburgimin e Grubit dhe Bajramit pritet të vendoset sot

Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe caktoi masa sigurie për katër persona në rastin “Lotaria Shtetërore”, ndërsa për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin Përparim Bajrami, të cilët nuk ndodhen në vend, në mënyrë shtesë do të merret vendimi nëse do të pranohet masa e paraburgimit.

“Gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masave të kujdesit ndaj katër personave të përfshirë në hetimin lidhur me “Lotarinë Shtetërore të RMV-së”, për veprën penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni. 353 i Kodit Penal, e të cilët u dëgjuan në gjykatë gjatë natës, solli vendim me të cilin pranohet propozimi i Prokurorisë Publike dhe u vendos masa ndaj të 4 personave në përputhje me nenin 146 paragrafi 1 pika 2 dhe pika 3, përkatësisht konfiskimi i dokumentit të udhëtimit dhe detyrimi për t’u paraqitur herë pas here në gjykatë”, njofton Gjykata Penale.

Gjatë ditës do të merret vendim për Grubin dhe Bajramin, të cilët aktualisht janë të padisponueshëm për organet e rendit.

“Gjithashtu, gjyqtarit të procedurës paraprake i është dorëzuar edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të përfshirë në të njëjtin hetim, e cila masë fillon të zbatohet me zbulimin e tyre, për të cilin propozim gjykata është në procedim dhe për të cilat gjatë ditës Publiku do të informohet më tej. Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankim në Këshillin Penal”, bëjnë të ditur nga Gjykata.

Të dy ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Lotarisë me mbi 501 milionë denarë.

Ndryshe, dje (16 dhjetor) policia ka bastisur disa shtëpi për shkak të dyshimeve për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Policia ka bastisur shtëpitë e ish zv/kryeministrit Artan Grubi dhe shtëpinë e ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami. Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, siç ka njoftuar qysh mbrëmë vet ai, ndodhet për vizitë familjare në Kosovë. Në shtëpi nuk është gjetur as i dyshuari Përparim Bajrami.

Artan Grubi, së fundmi, është tërhequr nga jeta publike, pas shpalljes së emrit të tij në Listën e Zezë amerikane. Me këtë rast, në njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Artan Grubi bashkë me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion në procesin gjyqësor të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, i cili gjithashtu është në Listën e Zezë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit