Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeTrençevska në takim me Kasamin: Mbrojtja e fëmijëve është prioritet i punës...

Trençevska në takim me Kasamin: Mbrojtja e fëmijëve është prioritet i punës sonë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka takuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami. Në takim u diskutua për mbrojtjen e fëmijëve dhe rëndësinë e zgjerimit të kapaciteteve të kopshteve ekzistuese si dhe ndërtimin e të rejave në mënyrë që të kujdesen për sa më shumë fëmijë në kopshte dhe të mundësohet rritja dhe zhvillimi i duhur.

Kryetari i komunës, përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe ministri shqyrtuan hapat e nevojshëm për përfundimin e objektit të ndërtuar – klon i çerdhes “Mlladost” në Tetovë, financuar nga Bashkimi Evropian.

Trençevska në takim theksoi se ndërtimi i çerdheve të reja është i një rëndësie të veçantë për të mbuluar dhe përfshirë sa më shumë fëmijë në arsimin parashkollor. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit