Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeTre shtete e njohën Palestinën, vjen reagimi i Izraelit – do të...

Tre shtete e njohën Palestinën, vjen reagimi i Izraelit – do të ketë pasoja

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njoftuar të mërkurën se kanë vendosur ta njohin Palestinën si shtet të pavarur.

Pas këtij vendimi historik, ka ardhur edhe reagimi nga Izraeli.

Izraeli ka tërhequr të dërguarit e tij nga Irlanda dhe Norvegjia “për konsulta urgjente”.

“Po ju dërgoj mesazh të qartë Irlandës e Norvegjisë: Izraeli s’do të tërhiqet kundër atyre që minojnë sovranitetin dhe rrezikojnë sigurinë e tij”, ka thënë ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.

“Izraeli nuk do të rrijë i heshtur – do të ketë pasoja të tjera serioze. Nëse Spanja përmbush qëllimin që ta njohë një shtet palestinez, hap i ngjashëm do të merret edhe ndaj saj”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit