Ministria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë të Japonisë (MEXT) bën thirrje ndaj kandidatëve potencial në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paraqiten për Programin studentor për hulumtime dhe për Programin për studime deridiplomike.
Dokumentacionet e kërkuara duhet të dorëzohen në gjuhën angleze ose në përkthim zyrtarë. Dokumentet e skenuara duhet të dërgohen deri te contact@sk.mofa.go.jo (emaili jo më i madh se 10MB), ndërsa dokumentet origjinale dërgohen tek Ambasada e Japonisë.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve origjinale është më 26 maj 2023 në Ambasadën e Japonisë në adresën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” 3, Qendra Soravia, kati 6, 1000 Shkup.
Kandidatët e zgjedhur do të kontaktohen për testime dhe intervista të planifikuara për gjysmën e dytë të muajit qershor.
Më shumë informacione për Programin studentor për hulumtime dhe për Programin për studime deridiplomike ka në linqet të cilat janë të vendosura në faqen e fejsbukut në Ambasadën e Japonisë në Shkup.