Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeShqiptarë të shumtë pa punë, maqedonasit punësohen në vendet e rezervuara me...

Shqiptarë të shumtë pa punë, maqedonasit punësohen në vendet e rezervuara me shqiptarë!

Nëse para disa viteve ka qenë problem garantimi i një vendi pune për një shqiptarë, tani më kjo çështje është e rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit, konkretisht ligjin e Balancuesit. Por, sërish shqiptarët therrë në sy për maqedonasit, edhe pse janë të pakta ato vende pune të rezervuar për shqiptarët në kuadër të këtij ligji, ka pasur shumë raste që maqedonasit ndryshojnë identitet në letra vetëm për tu punësuar në atë vend të caktuar për një shqiptarë. Rasti i fundit ka ndodhë në Kumanovë ku janë punësuar 8 maqedonas në vendet e punës të rezervuara për shqiptarët, ajo çfarë kanë bërë është e thjeshtë vetëm janë deklaruar shqiptarë. I ngjashëm ishte rasti edhe te Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim rural është institucioni i cili ka bërë keqpërdorim të këtij ligji që në vendin e lirë të punës sipas ligjit të caktuar për një shqiptarë kanë punësuar një maqedonase. Raste të tilla ka shumë, prandaj shqiptarët vazhdojnë ende të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, që më shpesh shpërfillen se sa përfillen. Dhe, kjo është dëshmi që shqiptarët ndjehen të diskriminuar në gjitha instancat dhe në gjitha mënyrat e mundshme, dhe kjo pastaj shkakton dëshpërim e zhgënjim dhe përkthehet me largim prej vendi, shkruan Zhurnal.

Vazhdojnë punësimet e maqedonasve që paraqiten si shqiptarë –

Vazhdon keqpërdorimi i balancuesit për punësim, i cili ka për qëllim përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të qytetarëve në institucionet e shtetit. Rasti i fundit është me 8 punësimet e reja në Komunën e Kumanovës të cilët sipas emrave dhe mbiemrave dallohet se janë maqedonas, por në konkurs janë paraqitur si shqiptar ose shqiptare.

Për shembull punësimi i parë fillon me kandidaten Angjela Jovanovska-Nikollovska, e deklaruar si shqiptare dhe e punësuar si bashkëpunëtore e re për siguri gjatë mbrojtjes dhe shpëtimit civil dhe për menaxhim me gjendjet e krizës. Edhe më tej lista vazhdon njëjtë, Dragana, Margica, Nikolla, Ivana, Igori, Dejani e Roberti, që të gjithë janë deklaruar me përkatësi entike shqiptare.

Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, e arsyeton këtë duke thënë se nuk mund të përzihet se si paraqiten kandidatët, pse siç shprehet, deklarimi mbi identitetin etnik është e drejtë personale e aplikuesit. Shpjegon se të gjithë procedurën e udhëheqë Agjencia për administratë nëpërmjet një komisioni të përzier të cilët rangojnë kandidatët me pikë më të larta dhe të cilët më së mirë kanë kaluar fazat e punësimit.

“Komuna ka vepruar dhe do të vazhdojë të veprojë në bazë të dispozitave pozitive ligjore gjatë punësimeve të kuadrove të reja. Prioriteti ynë është që të kemi kuadro profesional duke mos i ndarë në baza kombëtare ose në baza të përkatësisë etnike. As nuk hyjmë në zgjedhjen personale të kandidatëve për përkatësinë etnike, fesë ose çfarëdolloj përkatësie tjetër për shkak se kjo është personale dhe e drejtë e garantuar me Kushtetutë”, ka thënë Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.

Punësimet jo adekuate dhe jo të drejta vijnë pikërisht nga punësimet partiake –

Punësimet partiake janë fenomeni më i njohur në Maqedoninë e Veriut, madje duke u shndërruar në diçka shumë normale që pa librezë partiake punësimin mund vetëm ta ëndërrosh. E kjo pastaj ka sjellë vendin në këtë gjendje që po rrezikon të bëhet i pabanueshëm sepse secili i ri dhe e re jetën e tyre po e planifikojmë jashtë kufijve të shtetit, që nuk njeh kufij të normalitetit.

Punësimet partiake janë dukuria më negative e shoqërisë dhe prodhimit të produktivitetit sepse me anë të punësimeve partiake eliminohen kriteret e punësimit. Punësimi pa kritere është punësim për të marrë një pagë dhe pa bë asnjë punë. Tani që Maqedonia e Veriut është në periudhën që pret datën për fillim të negociatave me BE-në, rikthehen shpresat që skriningu me BE-në do të ndikojë që të pastrojë punësimet partiake. Dhe, ky fenomen mos të vazhdojë të përsëritet sepse sjellë pasoja të pariparueshme, punësimet duhet të bëhen në bazë të kritereve dhe meritokracisë.

Pra, Maqedonia e Veriut krahas problematikave tjera që ka për sa i përket shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, njëra ndër shqetësimet tjera është edhe fakti që administrata shtetërore është e mbingarkuar me të punësuar, që një pjesë e tyre nuk i kanë as kualifikimet e duhura. Prandaj, është e domosdoshme që administrata shtetërore të pastrohet nga të punësuarit partiak që janë aty për të marrë një pagë e në shkëmbim të kësaj nuk bëjnë gjë tjetër pos që kalojnë kohën kot dhe nuk janë të gatshëm të avancohen e as të kryejnë punën për të cilën janë të ngarkuar.

Bashkimi Evropian nuk pranon dot shtete që nuk janë të gatshme të harmonizojnë ligjet e tyre me ato të BE-së, prandaj do të jetë rrugë e gjatë e anëtarësimit e aq më e gjatë e përmirësimit dhe çrrënjosjes së asaj praktike që ka shkërmoq shoqërinë duke vendos kriter të punësimit partizimin. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit