Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeThaçi: Shqiptarët e Maqedonisë e kanë referendumin për autonomi politiko-territoriale

Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë e kanë referendumin për autonomi politiko-territoriale

Menduh Thaçi në mbledhjen e Frontit Europian në Tetovë, për nënshkrimin e deklaratës politike për mbrojtje të, siç thonë legjitimitetit nga zgjedhjet e 8 majit, tha se shqiptarët hoqën dorë nga kërkesa për ndarje të Maqedonisë pasi morën garancinë se vendi do të bëhet anëtar i NATO-s dhe BE-së, përcjell TV21. Përndryshe, Thaçi thotë se dokumentet për autonomi politiko-territoriale ekzistojnë ende.

“Maqedonia është i vetmi shtet në Ballkan pas viteve 90-të, që ngeli i pa cenueshëm në territor, në tokë dhe në kufi, dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht, kjo ka ndodhur në rend të parë me kompromisin madhor të shqiptarëve, po kompromisi madhor i shqiptarëve është bërë me një kusht, Maqedonia të bëjë çfarë të bëjë, fundin, finalen ta ketë në NATO dhe BE, përndryshe janë dokumente, nuk janë shaka, shqiptarët e Maqedonisë e kanë referendumin për autonomi politiko-territoriale”, tha Thaçi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit