Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në Tiranë me kryetarin e PDSH, Menduh Thaçi.
“ Kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes këtë mbrëmje nga Tirana me liderin e partisë historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Partisë Demokratike, z.Menduh Thaçi.
Ndamë të njëjtin vlerësim se të jesh në opozitë është një mision shumë i madh.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor kyç shtetformues, do të vazhdojnë të jenë garancia kryesore për rrugëtimin europian dhe euro-atlantik, të këtij vendi fqinj, mik, partner, shumë të rëndësishëm për ne dhe jetik për të ardhmen europiane të rajonit”, ka shkruar Meta.
Ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta është mbështetës i VMRO-DPMNE dhe një nga liderët e parë politik në rajon që uroi Hristijan Mickoskin për fitoren e zgjedhjeve.